970×90
970×90

Bleona shfaqet në Paris, tërheqë vëmendje me fustanin e kuq

Bleona shfaqet në Paris, tërheqë vëmendje me fustanin e kuq

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke rrëmbyer vëmendjen me linjat atraktive.

Së fundmi, këngëtarja publikoi për fansat e saj disa fotografi mjaft tërheqëse, ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq mjaft elegant, i cili bën që t’i vihen në pah hiret trupore.

Këto fotografi janë realizuar në kryeqytetin francez, Paris, ku ajo është duke qëndruar gjatë këtyre ditëve.

Komentet nga ana e fansave kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve vazhdojnë ta komplimentojnë këngëtaren për linjat atraktive dhe vitalitetin e saj në këtë moshë.

Bleona është shquar gjithmonë si një prej këngëtareve më të bukura shqiptare, e cila asnjëherë s’e ka humbur shkëlqimin.

Related posts