Kryetari i Komunës së Junikut bashkë me drejtoreshën e administratës Leonita Jasiqi dhe një pjesë të stafit të kësaj komune prezantuan sot para qytetarëve E-kioskun i vendosur në Komunën e Junikut, ku iu mundëson qytetarëve marrjen e shërbimeve administrative në çdo kohë. Shkruan Gazeta Projekti
Nga sot qytetarët përmes platformës elektronike E-kiosk mund të shkarkojnë dokumentet si:
• Çertifikata e lindjes;
• Ekstraktin nga regjistri qendror;
• Çertifikatë e martesës;
• Çertifikatën e shtetësisë;
• Çertifikatën e vendbanimit;
E-kiosku do jetë në shëbim të qytetarëve 24/7
Projekt i realizuar në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira dhe lehtë të qasshme për qytetarë”.