970×90
970×90
970×90
970×90

Një gabim i vogël i Ballkanit i kushton me 1 pikë

Një gabim i vogël i Ballkanit i kushton me 1 pikë

Prishtina ka bërë një dhuratë të madhe për skuadrat nga Gjilani.

Në udhëtimin në Therandë, Prishtina ka arritur të marrë një pikë që më së shumti favor i bën Dritës dhe Gjilanit.

Skuadra e Ismet Munishit e zhbllokoi takimin qysh në minutën e 12’, me anë të Blendi Baftiut. Reagimi i Prishtinës ishte i shpejtë, kur nga penalltia barazuan me anë të Endrit Krasniqit.

Një minutë para fundit të pjesës së parë, Kushtrim Gashi arriti të shënonte edhe golin e dytë për Ballkanin.

Nikoqirët nuk arritën të administrojnë avantazhin dhe Prishtina barazoi për herë të dytë me anë të Otto John, në minutën e 60’.

Me këtë barazim, Ballkani numëron 63 pikë dhe bie në pozitën e tretë në tabelë, kurse Prishtina numëron 59 pikë për pozitën e katërt.

Related posts