970×90
970×90
970×90
970×90

Vdes një 46 vjeçar nga Covid-19 në Kosovë

Vdes një 46 vjeçar nga Covid-19 në Kosovë

Vetëm sot kanë vdekur tre qytetarë të Gjilanit të prekur me COVID-19. I fundit është një 46 vjeçar, i cili ishte i shtrirë në spitalin e qytetit.


Lajmin e ka konfirmuar për mediafokus dr.Ukshin Ismajli, drejtor klinik në Spitalin e Gjilanit, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një pacient me inicialet A.Z. (1974).

Sot janë raportuar dy vdekje tjera në Gjilan si pasojë e koronavirusit, ndërkohë sipas të dhënave të Institutit të Kombëtar të Shëndetësisë, janë shënuar 6 vdekje në 24 orët e fundit në nivel vendi.

Numri të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 131. 

Related posts