970×90
970×90
970×90
970×90

Kuvendi me 67 vota pro e miraton rishikimin e buxhetit, ja kur dalin pagat nga 170 euro për punëtorët

Kuvendi me 67 vota pro e miraton rishikimin e buxhetit, ja kur dalin pagat nga 170 euro për punëtorët

Me 67 vota për ka kaluar në Kuvend të Kosovës miratimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Pro Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 kanë votuar 67 deputetë, derisa, një ka abstenuar.

Lëvizja Vetëvendosje është shprehur kundër votimit të këtij ligji, nën arsyetimin se janë miliona euro për të cilat nuk specifikohet se ku do të harxhohen.

“Kuvendi miratoj në parim ligjin për ndarje buxhetore. Kërkohet nga komisioni që në afatin e paraparë të shqyrtojnë projektligjin dhe kuvendit të ia përcjellin raportin me rekomandime”, tha kryeparlamentarja Vjosa Osmani pas votimit.

Pas votimit të deputetëve ka reaguar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Përmes një shkrimi në Facebook ai ka falënderuar deputetët që votuan pro. “Faleminderit të gjithë deputetëve për mbështetjen e rishikimit të buxhetit. Tash duhet shpejt të procedohet në komisione parlamentare dhe të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar”, ka thënë Hoti shkruan Gazeta Projekti

Related posts