
Pronari i furrave, i cili nuk është banor i Komunës së Malishevës, e ka njoftuar inspektoratin komunal në Malishevë, se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, dhe më pas inspektorati i ka ndërmarrë veprimet ligjore, duke i mbyllur këto dy furra.
Furrat do të mbesin të mbyllura deri në një vendim tjetër të organeve përgjegjëse, pasi i njëjti të konsiderohet plotësisht i shëruar.