Ky është numri i përgjithshëm i të shëruarve nga Covid-19
Lajm i mirë është se të enjten janë shëruar edhe 32 pacientë të tjerë nga Covid-19.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 2.095
“Më 09 korrik 2020, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Gazeta Projekti