970×90
970×90

Bashkohen flamuri i Kosovës dhe i Shqipërisë në një ndërtesë

Bashkohen flamuri i Kosovës dhe i Shqipërisë në një ndërtesë

Kryediplomati i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se edhe Ambasada në Kopenhagë është bashkuar për të kryer shërbimet për Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai e konsideroi këtë si vepër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror.

“Ja një vepër tjetër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror mes Kosovës e Shqipërisë 🇦🇱🇽🇰… Flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njëri-tjetrit në Kopenhagë aty ku përfaqësitë tona konsullore ndajnë të njëjtën hapësirë brenda Ambasadës së Republikës së Shqipërisë…”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”

Ai edhe më parë ishte zotuar se bashkimi i ambasadave mes Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë në planin e tyre për bashkëpunim mes dy vendeve.

Related posts