970×90
970×90

Pushime romantike nga Dua Lipa dhe i dashuri në Ishuj

Pushime romantike nga Dua Lipa dhe i dashuri në Ishuj

Dua Lipa nuk i ndahet të dashurit, poston momente romantike me të në plazh

Dua Lipa dhe Anwar Hadid po kalojnë gjithë kohën bashkë, si gjatë karantinës ashtu edhe pas saj.

Çifti të cilët po ndajnë çdo moment të tyre bashkë edhe në rrjetet sociale, këto ditë po kalojnë duke pushuar në një ishull të bukur të St. Lucia, duke marrë rreze dielli në plazh dhe larg njerëzve.

Dua ka ndarë shumë fotografi nga këto pushime, e në shumicën e tyre është edhe Anwar Hadid, me të cilin është në lidhje tash e një vit dhe duket se gjithçka po i shkon mirë.

Nga këto pushime Dua ka postuar edhe një album me fotografi të veta në bikini, duke u shfaqur shumë sensuale dhe me këto fotografi ka arritur të fitojë numër rekord prej mbi 5 milionë pëlqime në një postim në profilin e saj në Instagram.

Related posts