970×90
970×90
970×90
970×90

Beqaj: Sistemi bankar po ndryshon

Beqaj: Sistemi bankar po ndryshon

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka marrë sot pjesë në lansimin e programit “Elvator Lab Chalenge” iniciuar nga Banka Raiffeisen. Në hapje të këtij aktivitetit, në cilësinë e panalistit, ministri ka folur për rëndësinë e ndryshimit të qasjes në zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes digjitalizimit dhe përdorimit të inovacionit.

 

Sistemi bankar po ndryshon. Bankën tani e kemi në pëllëmbë të dorës. Është inovacioni dhe digjitalizimi i ekonomisë që i ka sjellë këto ndryshime edhe në vendin tonë, edhe pse pagesa e parë mobile është bërë në 1997-tën nga Coca Cola. Por tani edhe në Kosovë, të gjitha shërbimet bankare i kryejmë me vegla digjitale dhe paisje mobile. Ekonomisë së Kosovës i duhet transformim i tillë në mënyrë që ta rrisim efikasitetin ekonomik, ta evitojmë evazionin fiskal, për të mundësuar zhvillimin e gjithmbarshëm. Këto dhe shumë tema tjera u diskutuan sot në konferencën e dedikuar për javën e bankingut, ku pjesëmarrës ishin gjithë lojtarët kyç të industrisë, të cilët do ta mundësojnë një kalim të tillë edhe për ekonominë e Kosovës. Ka shkruar Beqaj në profilin e tij në Facebook.

 

Related posts