Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, di gjithmonë të sjellë të më të mirën prej vetes.
Një gjë të tillë e bën edhe në projekte muzikore, e shpeshherë edhe në fotosesionet e ndryshme të cilat ajo i realizon në mënyrë profesionale.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Luana ka publikuar një fotografi në të cilën ka ngacmuar imagjinatën e fansave të saj.
E veshur me bikini me dizajn sikur të lëkurës së leopardit, bukuroshja bionde ka vënë në pah asetet e formësuara.
Në paraqitjet e saj skenike, ajo njihet për një stil të veçantë, ku pothuajse gjithmonë komentohet për linjat trupore.
Ndërkaq, “Pa Panik” mbetet projekti i fundit nga këngëtarja, i realizuar rreth tre muaj më parë.