Kolegjet “Mehmet Akif” përmes një deklarate për media kanë njoftuar se provimi për bursa në këtë institucion arsimor, do të mbahet ashtu siç ishte paraparë, më 21 prill.
Ky aktivitet mbahet pavarësisht zhvillimeve pas deportimit të drejtuesve të këtij institucioni.
Ky kolegj njëherësh shpreh mirënjohje për popullin e Kosovës dhe thekson të kenë vepruar në përputhje me ligjet e Kosovës që nga dita e parë e themelimit. Por, edhe për kunder këtij njoftimi, Gazeta Projekti mëson nga burimet e veta se disa nga elitat kosovare që tashmë i kanë fëmijet e tyre në këtë Kolegj, gradualisht kanë filluar edhe ti tërhjekin nga Kolegji Mehmet Akif. Kjo ka ndodh për shkak të zhvillimeve te fundit me qrast janë arrestuar drejtuesit e Kolegjit në fjalë.