
Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës njëherit lideri i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot feston ditëlindjen e 52-të.
Bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, i ka bërë atij një urim të veçantë, shkruan Reporteri.net.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Anita ka thënë se nuk do t’ia heqë asnjë gradë e yll si gjeneral ushtrie e komandant i luftës, por do t’ia shtojë edhe dy të tjera.
“Ti je gjenerali i zemrës sime, e gjeneral i dashurisë së Gjinit, Hanës dhe Trimit.”, ka shkruar ajo.
Ajo po ashtu ka thënë se është dhurata më e mirë e ditëlindjes së kreut të AAK-së.
Anita dhe Ramushi janë bashkë qe 17 vite dhe së bashku kanë tre fëmijë.
Ky është postimi i plotë:
Nuk dua te t’a heq asnje grade e yll si gjeneral ushtrie e komandant i Luftes veq dua t’i shtoj nja dy me shume 😉 Ti je gjenerali i zemres sime, e gjeneral i dashurise se Gjinit, Hanes dhe Trimit,
Te duam perjete Ramush Harandinaj! Gezuar Ditelindja e une edhe sot vazhdoj te mendoj qe jam dhurata me e bukur e ditelindjes sate 😜! Gezuar 17 vjet bashk me te mira e te kqija 🙈