970×90
970×90
970×90
970×90

Ndikimi i Rusisë në Ballkan

Ndikimi i Rusisë në Ballkan

Dështimet e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor kanë krijuar hapësirë për ndërhyrjen ruse dhe perëndimi nuk është i përgatitur për t’u përballur me të.

Në një raport me temën ‘A po përballet Ballkani me një stuhi ruse’, analisti britanik Marko Gaelotti nga Këshilli Europian për marrëdhënie ndërkombëtare, thotë se 2018-ta mund të jetë viti i një fushate të qëllimshme, më serioze dhe mbi të gjitha më të bashkërenduar të Rusisë në Ballkan.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai pohoi se Serbia do të jetë zona qendrore e veprimtarisë ruse.
“Ata po kërkojnë forcimin e pozitës ndikuese brenda Serbisë në shumë mënyra, ironike, por duke shpresuar se ajo do t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe kësisoj do të marrë kalin e Trojës me vete. Nëse e shihni çfarë po ndodhë në Maqedoni dhe ne vende te tjera, është e qartë se ata janë të gatshëm të shfrytëzojnë çdo mundësi që u del përpara”.
Ai thotë se nga pikëpamja ruse, Ballkani Perëndimor është një rrugë nëpërmjet së cilës mund të ushtrojnë trysni mbi Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Sipas tij Rusia përdor çdo mjet në lojën e saj në Ballkan, por janë tre drejtime ku është më e përqendruar; ai diplomatik, ekonomik dhe tek beteja e dezinformimit.

Related posts