Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së(OVL-UÇK) do të organizojë postet më 9 korrik në Prishtinë, për t`i kundërshtuar akuzat e para të Gjykata Speciale.
Përmes një komunikate për media, OVL-UÇK ka vlerësuar se pas takimit të mbajtur mes kësaj organizate dhe Shoqatës së të Burgosurve Politikë kanë ardhur në përfundim që më 9 korrik të organizojnë protestë gjithëpopullore në Prishtinë me moton: “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”.
OVL-UÇK ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndryshojë ligjin për Gjykatën Speciale.
“Konsiderojmë se propozim-aktakuza është bërë me qëllim të caktuar, për ta penguar procesin e dialogut Kosovë-Serbi, andaj kërkojnë që Kuvendi i Kosovës ta ndryshojë ligjin për specialen, pasi duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë”, është thënë në komunikatë.