970×90
970×90
970×90
970×90

Raci me shokë dhe biçikleta në zyrë, Abrashi premton ndërtim të shtigjeve për çiklistë

Raci me shokë dhe biçikleta në zyrë, Abrashi premton ndërtim të shtigjeve për çiklistë

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë një postim kushtuar investimeve që duhet të bëhen për çiklistët në Kosovë.


Ai ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se do të krijojnë edhe grup punës për ndërtimin e shtigjeve për biçikleta.

“Ditëve në vijim do ta ngritim një trup të përbashkët në përbërje më të zgjeruar, ku do të përfshihen ekspertët e fushës së komunikacionit, zyrtarët e Ministrisë, grupet e çiklistëve e grupe të tjera të interesit, për të propozuar zgjidhje infrastrukturore për krijimin e shtigjeve për çiklistë”, ka njoftuar ai.

Shkrimi i plotë:

Më shumë investime për çiklistët

Bashkë me Berat Rakovica e Gazmir Raci nga Marakli t’Biciklave, dhe më vonë me Dren Zatriqi trajtuam sfidat, shtimin e funksionalizimin e shtigjeve për çiklizëm.

Ditëve në vijim do ta ngritim një trup të përbashkët në përbërje më të zgjeruar, ku do të përfshihen ekspertët e fushës së komunikacionit, zyrtarët e Ministrisë, grupet e çiklistëve e grupe të tjera të interesit, për të propozuar zgjidhje infrastrukturore për krijimin e shtigjeve për çiklistë.

Me fjalë tjera, më shumë çiklizëm, shtigje të reja, turizëm, sinjalizim, sport, investime, transport ekologjik e shëndet!

Related posts