
Skuadra e Arsim Kabashit dhe Ismet Munishit u tregua më e përgatitur në këtë sfidë, duke çuar epërsinë në 3:0.
Ishin Mirlind Daku (13’), Blend Baftiu (20’) dhe Arbër Prekazi (52’) realizuan për vendasit, kurse golin e nderit për mysafirët e shënoi Driton Fazliu (77’).
Ballkani ngjitet në pozitën e dytë me 53 pikë, dy më shumë se Prishtina e Gjilani, derisa të parët kanë një ndeshje më pak kurse të fundit u befasuan nga Llapi në shtëpi.
Vushtrria ndërkohë është përshëndetur nga Superliga, dhe tani luan sa për formalitet. Transmeton Gazeta Projekti