A besoni në rimëshirimin e shpirtit? Në fakt kjo është një temë shumë delikate e cila ka ngjallur mjaft debat. Në internet apo edhe në literatura të ndryshme ka informacione të detajuara në lidhje me këtë proces, por ato të cilat dëshmojnë më tëpër se faktet shkencore, janë historitë njerëzore. Ne kemi përzgjedhur 3 prej tyre të cilat janë vërtet befasuese dhe vërtetojnë qartë rimëshirimin e shpirtit.
1 – Hanan Monsul lindi në Liban në vitin 1930. Në moshën 20 vjeçare ajo u martua me një polic të quajtur Farouk. Ajo solli në jetë dy vajza Leila dhe Galareh. Gjatë shtatzënisë së dytë Hanan kishte probleme me zemrën, por pavarësisht kësaj ajo nuk e dëgjoi doktorin dhe në vitin 1962 mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, i cili ishte djalë. Gjatë kësaj periudhe ajo i thoshte shpesh bashkëshortit se do të rimëshirohej. Një vit më pas shëndeti i saj u përkeqësua dhe asaj i duhej të bënte një operacion. Ajo shkoi në Amerikë për këtë operacion por vdiq pas tij. Përpara se të vdiste ajo u përpoq të telefononte vajzën e saj Leila-n, por nuk arriti dot. 10 ditë pas vdekjes së Hanan, lindi Susan Ghanem. Kur ishte vetëm 6 muajshe, Susan mori në duar një telefon dhe përsëriste vazhdimisht fjalët “çkemi Leila”. Në fillim familja e saj nuk i kushtoi shumë rëndësi, por pas disa kohësh, susan ishte në gjendje të kujtonte 13 pjestarë nga familja e saj në jetën e mëparshme. Kështu dy familjet arritën të kontaktonin me njëra-tjetrën dhe mbajtën kontakte deri në fund.
2 – Të gjithë jemi të njohur me historinë e Ana Frank, vajzës e cila u përpoq ti shpëtonte kampeve të përqëndrimit nazist. Në vitin 1945, Ana fatkeqësisht vdiq në një prej këtyre kampeve. 9 vite më pas një vajzë e quajtur Barbo erdhi në këtë jetë. Në momentin e parë që ajo erdhi në jetë gjëja e parë që tha ishte se prindërit e saj nuk ishin ata të vërtetët dhe vendi ku jetonte nuk ishte shtëpia e saj. Shpesh ajo kishte makthe në gjumë se disa burra po i hynin në shtëpi. Prindërit e saj i quajtën këto histori si fantazi. Teksa ajo rritej shpesh dëgjonte nga njerëzit historinë e Ana Frank, dhe i sillnin në mendje kujtime të këqija. Ajo vendosi të mos fliste deri në moshën 10 vjeçare. Teka ishte me prindërit e saj në Amsterdam, Barbo arriti të gjente vetë shtëpinë e Ana Frank pa asnjë ndihmë. Për habinë e prindërve të saj, ajo dinte çdo vend në shtëpi. Ajo i çoi prindërit e saj në vendin ku Ana fshihej. Barbo gjatë gjithë jetës ka luftuar të mposhtë fobitë që kishte gjatë jetës së më përparshme, të cilat ishin të tmerrshme.
3 – Cameron është një djalë i rritur në Skoci. Që në moshën dy vjeçare ai fliste vazhdimisht për jetën e tij në Barra, një ishull i largët në Skoci. Askush nuk i kishte folur atij për Barra-n më parë. Ai ndërkohë e përshkruante me detaje jetën e tij të mëparshme. Ai shpesh thoshte se jetonte në një shtëpi të bardhë me pamje nga deti. Ai thoshte se në vendin ku jetonte shpesh uleshin aeroplanë dhe kishte shumë motra dhe vëllezër. Ai thoshte se kishte një qen ngjyrë të bardhë dhe të zezë, dhe se i mungonte nëna e tij. Ai përsëriste emrin e babait të tij Shane Robertson, dhe se ai kishte vdekur nga një aksident me makinë. Kur mamaja e tij e pyeti se si kishte lindur përgjigja e tij ishte “ unë u rrëzova dhe rashë në stomakun tënd”.