Policia e Kosovës ka demantuar deklaratën e profesorit të gjeografisë në Universitetin e Prishtinës Florim Isufi, lidhur me atë se ka prani të policisë serbe në fshatin Makoc të Prishtinës.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha për “Gazeta Blic” se në atë fshat ka filluar xhirimet e një filmi me lejen e autoriteteve të vendit.“Nuk ka asgjë për shqetësim, është një produksion shqiptar i cili me lejen e autoriteteve ka filluar xhrimet e një filmi, që sigurisht tema lidhet periudhen e paraluftës”, tha Hoxha.
Siç mëson “Gazeta Blic” është produksioni i njëjtë që ka realizuar edhe filmin “shok” që ka qenë i nominuar për oskar, ai i cili po i bën këto xhirime.
Çaste më parë profesori universitar ka deklaruar se gjatë ditës së sotme ka hasur t’i shoh në rrugën nga fshati Prapashticë për në Prishtinë, Policinë e Serbisë.I shqetësuar me praninë e tyre, ai ka pyetur se “çka kërkonin policia e Serbisë e uniformuar me flamur dhe kallashnikov në fshatin Makoc. Kjo është pyetja e vetme pas luftës së vitit 1999 që unë nuk munda ti jep përgjigje”