Emisari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell ka reaguar pasi që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka anuluar takimin e 27 qershorit në Uashington pas aktakuzave të përpiluara nga Specialja për Thaçin e Veselin.
Ai me anë të një postimi në Twitter ka thënë se e kupton qëndrimin dhe vendimin e Hotit.
Po ashtu ka thënë se do ta caktojnë një datë tjetër për takimin në fjalë.
“Faleminderit kryeministër Hoti. E kuptojmë vendimin tuaj dhe presim të caktojmë një datë tjetër për takimin së shpejti”, ka shkruar ai.