970×90
970×90
970×90
970×90

Zemaj takohet me përfaqësuesit e Shoqatës së Pacientëve

Zemaj takohet me përfaqësuesit e Shoqatës së Pacientëve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se sot është takuar me përfaqësues të Shoqatës për Përfaqësimin e Pacientëve.

Zemaj ka deklaruar se krahas takimeve të përditshme për menaxhimin e gjendjes pandemike, është duke vazhduar të mbajnë kontaktet e vazhdueshme edhe me grupet e tjera të interesit, raporton “Epoka e re”.

“Sot prita në takim Shoqatën për Përfaqësimin e Pacientëve, nga të cilët u njoftova për shqetësimet e përgjithshme si dhe planet e shoqatës për zhvillim të mëtutjeshëm”.

“Duke pasur parasysh që pacienti është në qendër të interesit për shëndetësinë, nga ana ime ju ofrova mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në realizimin e qëllimeve të përbashkëta”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Related posts