
Ylli kosovar u detyrua të ndërprejë stërvitjen gjatë ditës së sotme për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës.
“Milot Rashica u desh të ndërprejë stërvitjen e sotme, shkaku i lëndimit në kyçin e këmbës”, shkruan klubi i Werder Bremenit, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se Werderi është fare pranë rënies nga liga, derisa Rashica ka qenë nga më të kritikuarit në ndeshjet e fundit. Vet trajneri Kohfeldt vendosi për mosaktivizimin e tij ndaj Mainz në fundjavë.