Sot mbahet manifestimi tradicional, “Ditët e Shqipes” për nder të Betejës së Koshares.
Për nder të kësaj dite, kanë paralajmëruar të jenë prezent presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Pas homazheve që do të bëjnë tre krerët shtetëror, nga ora 12:00 do të nisë tubimi përkujtimor për nder të Betejës së Koshares.
Beteja e Kosharës, është njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku për herë të parë luftëtarët e UÇK-së u ndeshën në një luftë frontale në kufirin shqiptaro-shqiptar, kundër forcave të armikut.