
Për vendasit e Luzern, nga minuta e parë në fushë do të jetë Idriz Voca, anëtar i Kombëtares së Kosovës dhe Lorik Emini, një mesfushor 20 vjeçar, me prejardhje nga Kosova.
Në anën tjetër, Basel ka ftuar pesë lojtarë me prejardhje nga Kosova për këtë ndeshje, dhe dy prej tyre do të jenë në fushë nga minuta e parë (Orges Bunjaku dhe Taulant Xhaka, anëtar i Kombëtares Shqiptare).
Futbollistët nga Kosova që janë në bankinën e Basel janë Kemal Ademi, Lirik Vishi dhe Tician Tushi.
Ky numër ka mundur të jetë edhe më i madh, por dihet se Edon Zhegrova mungon shkaku i lëndimit.
