
Luana i është kthyer studios muzikore.
Pandemia COVID-19 ka bërë që shumë prej artistëve t’i pezullojnë planet që kishin, shkruan lajmi.net.
Njësoj duket se ka ndodhur edhe me Luana Vjollcën, e cila pas disa muajsh mungesë, është kthyer në studio për të punuar këngën e re.
Ajo ka publikuar disa imazhe që i realizoi në studio, duke lënë të kuptohet që kënga e saj e re është në ‘furrë’.
“Janë bërë disa muaj që nuk më keni parë këtu…”, ka shkruar Luana sipër fotografisë.
Kujtojmë se Luana Vjollca po punon edhe për rikthimin në ekran me emisionin e saj më të ri.