Ngasësit e automjeteve përballen me rreziqe në rrugën e fshatit Llanishtë të Kaçanikut.
Kjo pasi dy javë më parë kjo rrugë u ça, pas disa rrëshqitjeve, njofton Klan Kosova.
E për këtë gjendje është i njoftuar edhe i pari i komunës, Besim Ilazi.
E për këtë gjendje është i njoftuar edhe i pari i komunës, Besim Ilazi.
Bile ky po thotë që, rrëshqitje të dheut ka nëpër gjithë Kaçanikun, veçanërisht në periudhë reshjesh. Prandaj sipas tij, intervenimi i momentit do të ishte humbje parash.