970×90
970×90

Osmani: Me hyrjen e trupave të NATO-s, u rilidh aleanca jonë me popujt e lirë

Osmani: Me hyrjen e trupave të NATO-s, u rilidh aleanca jonë me popujt e lirë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne për ditën e çlirimit të Kosovës, tha se 21 vite më parë u realizua ëndrra dhe përkushtimi i brezave të tërë që luftuan për liri e pavarësi.

Osmani tha se shkaku i pandemisë, sot në këtë seancë mungojnë miqtë e shumtë të Kosovës që ndihmuan për këtë ditë.

“Ndjehem e nderuar që mund tju drejtohem sot nga foltorja e tempullit të demokracisë dhe tu përcjell urimet për ditën e çlirimit të Kosovës. Shkaku i rrethanave të krijuara nga pandemia na është pamundësuar që kjo seancë të mbahet pa miqtë tanë të shumtë që i janë gjetur vendit tonë në ditët më të vështira. Pjesëtarët e NATO-s nuk janë me ne në këtë sallë por festojnë me ne. Ata kanë bërë shumë që ne të jemi sot këtu të jetojmë të lirë dhe ta ndërtojmë gradualisht Kosovën që duam ne në një shtet ku sundon rendi e ligji, ku garantohet siguria humane dhe ku shteti mbi të gjitha është në shërbim të qytetarëve të vet”, ka thënë Osmani.

Ajo tha se me hyrjen e trupave të NATO-s u rilidh aleanca jonë me popujt e lirë.

“Si sot 21 vjet më parë u realizua ëndrra dhe përkushtimi i brezave të tërë që luftuan për liri., të bindur se politikat shfarosëse dhe dhuna e regjimeve nuk mund ta shuajnë kur vullnetin e një populli për të jetuar i lirë. Atë ditë në Kosovë zbarkuan trupat e parë të NATO-s, pas 78 ditësh bombardimeve të caqeve ushtarake jugosllave dhe policisë serbe, shpresa ngadhënjeu, Kosova e pa dritën e lirisë e qytetarët morën frymë e përjetuan ditën e çlirimit. Hyrjes së trupave të NATO-së i parapriu marrëveshja e Kumanovës e 9 qershorit që i dha fund pranisë së regjimit serb në Kosovë. Me hyrjen e trupave të NATO-s u rilidh aleanca jonë me popujt e lirë, të cilën e kemi dëshmuar në tri momente jetike në historinë e popullit tonë, momente që kanë shënuar ekzistencën tonë dhe identitetin tonë properëndimor”, u shpreh Osmani.

Kryeparlamentarja tha se këto tri momente jetike ishin projekti integrues i Skënderbeut, Lidhja e Prizrenit dhe projekti ynë nacional-kulturor i bashkimit të gjithë shqiptareve gjatë viteve të 90-ta.

Osmani theksoi se rrugëtimi ynë nuk do të përmbyllej kurrë pa përkushtimin e miseve tanë të shumtë gjithandej globit.

Respekt e mirënjohje pa fund Kosova do të ketë për sekretaren Albright, presidentin Bush, kryeministrin Bler, kancelarit Shryder, presidentit Shirak, kryeministri Dalema, sekretarin gjeneral të NATO-s Javier Solana, gjeneralin e NATO-s në atë kohë Wesley Clark e shumë e shumë emra të tjerë.

Related posts