Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha nga PDK ka paralajmëruar padi gjatë kësaj jave për pronaren e BIRN-it në Kosovë, Jeta Xharra e cila sipas Hoxhës, ka vazhduar edhe sot të shpifë për gjoja lobimit që është bërë për ndarjen e Kosovës.
“Gazetarja Jeta Xharra paska vazhduar prapë me shpifjet e saj edhe me shkrimin e sotëm. Pas konsultave me avokatin tim, edhe ky shkrim do të përfshihet në padi të cilën do ta dorëzoj këtë javë”, ka shkruar Hoxha në faqen e saj në Facebook.