Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës iu kanë gëzuar kthimit të kryetarit të tyre Isa Mustafa nga Gjermania.
Ai ishte për shërim në këtë shtet, pasi që kishte disa probleme shëndetësore.
Mustafa është kthyer mbrëmë nga Gjermania ndërsa sot një zyrtare e këtij subjekti e ka uruar atë në Facebook.
Besa Zogaj, e cila ka qenë edhe zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik në kohën kur kryeministër ka qenë Isa Mustafa, ka postuar në Facebook një fotografi në të cilën shihet bashkë me Mustafën.
“Mirë se na u ktheve kryetar”, ka shkruar Zogaj.
Edhe ish-zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka uruar Mustafën për kthimin e tij.