970×90
970×90

Kush është Meliza Haradinaj, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës

Kush është Meliza Haradinaj, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës

Sot edhe zyrtarisht Ramush Haradinaj mori postin e kryeministrit të Kosovës.

Ndonëse kryeministri ende nuk e ka bërë publik gjithë kabinetin e tij, Meliza Haradinaj do të jetë pjesë e tij.

Meliza do të ketë pozitën e këshilltares politike në Qeverinë Haradinaj.

Këshilltarja e kryeministrit ka kryer studimet bachelor në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), në drejtimin politika publike. Studimet postdiplomatike, Haradinaj i kreu në Universitetin e Oxfortit, përmes bursës së qeverisë britanike, në drejtimin Diplomaci.

Pas përfundimit të studimeve, ajo u rikthye në Kosovë për t’i shërbyer vendit. Ajo u zgjodh asambliste në Kuvendin Komunal të Prishtinës gjatë vitit 2009-2013, ndërkaq më vonë themeloi edhe Institutin Kosovar për Diplomaci, organizatë kjo për avancimin e interesit shtetëror të Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare.

Meliza është pjesë e kryesisë së AAK-së, ndërkaq edhe pse mbanë mbiemrin Haradinaj, ajo nuk ka asnjë lidhje gjaku me kryeministrit e Kosovës. Meliza është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Related posts