970×90
970×90

Hashim Thaçi: Nuk do të ketë pazare me kufijtë

Hashim Thaçi: Nuk do të ketë pazare me kufijtë

Kosova do të njihet nga Serbia duke respektuar kufijtë territoriale të sotëm. Kështu u shpreh këtë të enjte Presidenti Hashim Thaçi gjatë një interviste përballë gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan. 

Kreu i shtetit kosovar tha që është entuziast që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkohen Kosovës, por kjo pa cënuar territorin e sotëm. 

Ai u shpreh se nuk do të ketë asnjë pazar dhe asnjë shkëmbim territoresh. Sipas Thaçit, e gjithë ideja ka qenë që të bëhej një korrigjim, në mënyrë që këto tre zona t’i bashkangjiten Kosovës sepse është e drejtë historike, por edhe sepse Serbia nuk ka asnjë interesim për ata qytetarë. 

Blendi Fevziu: Qëndron akoma ideja e shkëmbimit të territoreve të Kosovës?

Hashim Thaçi: Kosova do të njihet në fund nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran duke respektuar shtetin integral dhe territorial të sotëm. 

Blendi Fevziu: Po Presheva, Medvegja dhe Bujanovci?

Hashim Thaçi: Unë jam ithtar dhe entuziast që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkëngjiten territorit të Kosovës pa u cënuar territori i Kosovës sepse është e drejtë historike.

Blendi Fevziu: Si do të bashkohen ato?

Hashim Thaçi: Unë pa hezitim dhe pa frikë do ta shtroj këtë çështje.

Blendi Fevziu: Ideja e vetme e një shkëmbimi të mundshëm ishte që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkëngjiten Kosovës duke hequr veriun. 

Hashim Thaçi: Pazare nuk do të ketë, nuk do të ketë shkëmbim. Ideja ime nuk ka qenë e tillë. Ideja ime ka qenë që të kemi një korrigjim, ku Presheva, Medvegja, Bujanovci t’i bashkangjiten territorit të Republikës së Kosovës sepse Serbia nuk ka ndonjë interesim për ata qytetarë atje./tvklan.al

Related posts