Ish-deputeti Miliam Zeka ka deklaruar se ka pasur edhe 6 deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës që kanë qenë gati ta votojnë Qeverinë Hoti në rast se nuk do ishin votat e mjaftueshme.
Zeka duke thënë se ishin gjashtë deputetë të PDK’së që do ta votonin Qeverinë Hoti, ai ka përmendur vetëm pesë emra të këtyre deputetëve.
Ai thotë se Mërgim Lushtaku, Evgjenie Thaçi, Ganimete Musliu, Abelard Tahiri, Fatmir Xhelili ishin gati të voton Qeverinë Hoti.
Për këto Zeka thotë se ishte në dijeni edhe Daut Haradinaj, shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së.
“Këtë ma dëshmon edhe Daut Haradinaj kryetari i GP të AAK’së, po e them publikisht se kanë qenë minimum 6 deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kanë qenë të gatshëm në mungesë të qeverisë Hoti ta votojnë atë, Mërgim Lushtaku, Evgjenie Thaçi, Ganimete Musliu, Abelard Tahiri, Fatmir Xhelili, do të thotë ishin gjend njerëz për hirë të interesit shtetëror dhe nacional”, tha Zeka.
Kujtojmë se pavarësisht këtyre deklaratave të Zekës, asnjë deputetë i PDK’së nuk e votoi formimin e Qeverisë Hoti./