970×90
970×90
970×90
970×90

Tollovi në kufirin me Shqipërinë, qytetarë të shumtë presin në radhë për kontrolle mjekësore

Tollovi në kufirin me Shqipërinë, qytetarë të shumtë presin në radhë për kontrolle mjekësore

Radhë të gjata janë krijuar për të tretën ditë me radhë në kufirin e Kosovës me Shqipërinë.


Rihapja e kufirit pas disa muajsh ka bërë që qytetarët menjëherë të fillojnë qarkullimin duke shkaktuar kështu edhe tollovi të madhe.

Arsyeja për këtë janë kontrollet mjekësore që po bëhen në kuadër të masave të prezantuara për hapjen e kufijve.

Në disa fotot të siguruara nga Reporteri shihen një numër i madh i qetarëve të cilët presin në radhë për këto teste.

Kujtojmë se sipas vendimit të ri, të gjithë personat që hyjnë në vend dhe e kanë të kryer testin për COVID-19, jo më të vjetër se katër ditët e fundit, nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetiozlim.

Ndërsa në rastin kur nuk janë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vetizolim për shtatë ditë, derisa kur ekipi mjekësor vlerëson se kanë simptoma, i japin udhëzime si të veprojnë. 

Related posts