
Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen ku pritet të bëhet i ditur edhe kabineti i mandatarit për kryeministër, Avdullah Hotit.
Nga burime brenda LDK-së merren vesh emrat e ministrave të kësaj partie.
Driton Selmanaj, Hykmete Bajrami, Anton Quni, Agim Veliu, Arban Abrashi, Armend Zemaj dhe infektologu Valbon Krasniqi janë emrat që kryesia i propozoi për ministra.
Qeveria e Avdullah Hotit, pritet të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës.
LDK-ja, do të ketë shtatë ministri nga 15 sa do të jenë.