
2Ton ka paralajmëruar fansat se po vjen me një projekt të ri muzikor, të cilin do ta publikojë shumë shpejt, shkruan lajmi.net.
Kënga mban titullin “Kujt i thu”, ndërsa në një video që e postoi në Instagram, këngëtari zbuloi pak prej saj.
“Javën tjetër, “Kujt i thu”, ka shkruar ai sipër videos, ndërsa fansat presin me padurim ta dëgjojnë projektin e ri të tij.
Kujtojmë se “Boni t’fala” titullohet projekti i fundit muzikor nga 2Ton, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.