970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kabashi: Nëse qeveria Hoti si ka bërë ende numrat, mund të llogaritë në votat e PDK-së

Kabashi: Nëse qeveria Hoti si ka bërë ende numrat, mund të llogaritë në votat e PDK-së

Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi, ndërsa ka folur për mundësinë e formimit të qeverisë Hoti, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që deputetë nga PDK-ja ta japin votën pro, nëse veç rrezikohet mungesa e numrave prej 61 pro.


“Nëse vije deri te mungesa e votave, ato do të gjinden edhe brenda PDK-së. Nëse Thaçi nuk i ka krejt PDK-në në dorë, i ka disa deputetë besnik të tij. Kjo qeveri do të bëhet në secilën formë, këtë mund ta pengoj vetëm revolta që po pritet ta mobilizojë VV-ja, që s’ka të bëjë me votat, por me opozitën”, ka deklaruar Kabashi në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij kjo qeveri pritet të ketë jetëgjatësi deri në kohën e zgjedhjes së presidentit të ri në fillim të vitit të ardhshëm.

Kujtojmë se Thaçit i përfundon mandati në muajin shkurt të 2021. 

Related posts