970×90
970×90

Për Drenicen 100 mijë euro për fitimin e Digitalb Kupës

Për Drenicen 100 mijë euro për fitimin e Digitalb Kupës

Drejtuesit e Drenicës kanë caktuar një shumë të majme si premio në rast se skuadra nga Skënderaj do të arrijë të fitojë Digitalb Kupën, duke siguruar edhe pjesëmarrjen në Europë. 

Kryetarja Mihane Kodra-Bekteshi ka premtuar 100 mijë euro për futbollistët dhe stafin në rast të arritjes së këtij qëllimi.

“Që pas eleminimit të Gjilanit në çerekfinalen e DigitAlb Kupës, unë si kryetare e klubit u kam premtuar futbollistëve dhe stafit teknik 100 mijë euro”.

15 vite më parë Drenica arriti deri në finalen të Kupës, ku kishte përballë pikërisht Prishtinën, por pa mundur ta ngrinte lart trofenë. 

Tashmë kuqezinjtë ëndërrojnë t’i shkojnë deri në fund kompeticionit, çka do t’u jepte mundësi të merrnin pjesë në Europa League.

Related posts