![Foret e Pacollit, deri dje tha se nuk donte të futej në qeverinë Hoti, sot e kërkon Ministrinë e Punëve të Jashtme](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2020/06/35D57521-585B-41F7-B346-EB1250360FBE.jpeg)
Pak ditë para se të dal në votim në Kuvend votimi i Qeverisë Hoti, çështja e pazareve duket se mund të vë në dyshim votat e mjaftueshme për këtë Qeveri. Pra, Behxhet Pacolli ka kërkuar përsëri Ministrinë e Punëve të Jashtme, edhe pse ditë më parë këshilltari i tij tha se AKR nuk do të hynte në kolaicion, sot po raportohet ndryshe, shkruan GazetaProjekti
Në anën tjetër, kundër kësaj ideje ka dal Ramush Haradinaj i cili nuk ka lejuar që njëra nga katër ministritë e garantuar nga koalicioni me LDK-në të futet në “pazar”.
Haradinaj ka qenë lideri i parë që ka publikuar emrat e ministrave nga partia e tij dhe është shumë i vendosur që të njëjtit të mbesin të tillë.
Megjithatë, Pacolli me dy votat e tij në parlament nuk dëshiron që të mbetet duarthatë.
Lideri i AKR-së vazhdon të pëlqejë Ministrinë e Punëve të Jashtme, të cilën e mbante edhe në qeverisjen e kaluar.
Në rast se nuk gjindet gjuha e përbashkët, Pacolli mund të kushtëzojë me dy vota në Kuvend votimin e Qeverisë Hoti.
Dy votat e tij kanë peshë të madhe ngase numrat pro Qeverisë Hoti në Kuvend janë të limituar dhe në dyshim duke e patur parasysh se ka deputetë edhe nga LDK-ja që nuk janë bindur në votimin e kësaj Qeverie.