970×90
970×90
970×90
970×90

Hoxhaj: Reciprociteti i plotë me Serbinë, veprim klandestin dhe spektakël i qeverisë në ikje Kurti

Hoxhaj: Reciprociteti i plotë me Serbinë, veprim klandestin dhe spektakël i qeverisë në ikje Kurti

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se reciprociteti i plotë me Serbinë arrihet përmes koordinimit me aleatët, me në krye SHBA-të. 


Ai ka shtuar se nuk arrihet përmes veprimeve “klandestine” duke aktruar dhe bërë spektakle në mesnatat e fundit sikurse veproi qeveria në ikje Kurti.

Ish-ministri i jashtëm, tani deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook, është shprehur se Kosova është shtet i pavarur dhe i barabartë në rajon, duke ju falënderuar ndihmës dhe bashkëpunimit të sinqertë dhe konstruktiv me miqtë ndërkombetarë.

Hoxhaj ka shtuar se arritjet e shtetit, janë sukses i përbashkët me aleatët, andaj sipas tiij, nuk mund të sillemi si mashtrues.

“Nga premtimi para një jave për gatishmërinë e rifillimit sa më të shpejt të dialogut, kryeministri u kthye mbrëmë në mesnatë në njeriun që nuk i intereson e ardhmja e Kosovës por vetëm e ardhmja e tij personale politike.”, ka thënë Hoxhaj.

Ai gjithashtu ka potencuar se dialogu duhet të jetë përgjegjësia e secilës qeveri.

Përmes tij, Hoxhaj thotl se është arritur që në koordinim dhe me mbështetje të plotë ndërkombetare, ta shtrijmë sovranitetin në veri dhe zbatimin e masave reciproke ndaj Serbisë.

“Edhe reciprociteti i plotë dhe njohja e ndërsjellë do të arrijë në koordinim dhe përkrahje të SHBA-ve dhe BE-së, ashtu siç e kemi shpallur Pavarësinë, formuar ushtrinë dhe siguruar njohje e anëtarësim në organizata ndërkombëtare.”, ka shkruar Enver Hoxhaj nl statusin e tij nl Facebook.

Shkrimi i plotë:

Reciprociteti i plotë me Serbinë arrihet përmes koordinimit me aleatët, me në krye SHBA-të. E jo përmes veprimeve “klandestine” duke aktruar dhe bërë spektakle në mesnatat e fundit sikurse veproi qeveria në ikje Kurti.

Kosova është shtet i pavarur dhe i barabartë në rajon, duke ju falënderuar ndihmës dhe bashkëpunimit të sinqertë dhe konstruktiv me miqtë ndërkombetarë.

Arritjet tona, janë sukses i përbashkët me aleatët, andaj edhe duhet që të sillemi partner serioz dhe jo si mashtrues. Nga premtimi para një jave për gatishmërinë e rifillimit sa më të shpejt të dialogut, kryeministri u kthye mbrëmë në mesnatë në njeriun që nuk i intereson e ardhmja e Kosovës por vetëm e ardhmja e tij personale politike.

Dialogu duhet të jetë përgjegjësia e secilës qeveri. Përmes tij kemi arritur që në koordinim dhe me mbështetje të plotë ndërkombetare, ta shtrijmë sovranitetin në veri dhe zbatimin e masave reciproke ndaj Serbisë.

Edhe reciprociteti i plotë dhe njohja e ndërsjellë do të arrijë në koordinim dhe përkrahje të SHBA-ve dhe BE-së, ashtu siç e kemi shpallur Pavarësinë, formuar ushtrinë dhe siguruar njohje e anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Related posts