Qeveria në detyrë ka marrë vendim që nga nesër ne vend të kthehet normaliteti.
Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim se që nga dita e nesërme vendi do i kthehet normalitetit.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, raporton lajmi.net.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se në mbledhjen e mbajtur të qeverisë në detyrë, është marrë vendim se që nga dita e nesërme të hapen kufijtë, kafenetë, baret, restorantet, çerdhet dhe shkollat për klasat e nënta dhe të 12-ta.
“Atëherë ishte koha kur ne kishin nevojë për masa rigoroze tash nga dita e nesërme mund të fillojmë me një hapje e cila nuk është absolute e plotë. Ajo çfarë po bëjmë është se po i hapim kopshtet dhe çerdhet nga 0-5 vjeç në institucionet publike dhe private. Po e bëjmë organizimit për testime arritshmërisë për klasat e nënta, për testin e maturës, pra kthimi i klasave të 12-ta, prej datës 8 qershor i klasave të nëntë dhe klasave të 12 prej 15 qershorit. Testi i maturës më 9 korrik. Me datën k13 mars e patëm marrë vendimin për mbylljen e kufijve të Kosovës, dhe sot është shfuqizuar ky vendim, por të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet t’i bëjnë kontrollet e nevojshme….Nga dita e nesërme qendrat tregtare, baret restorantet hapen”, ka deklaruar Kurti.