Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mblidhet, të hënën, pas publikimit të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur emrat e posteve që i takojnë ditë me parë, Nisma i kishte përmendur disa emra por nuk ishin të përcaktuar për ministri.
Burimet e lajmi.net brenda qeverisë “Hoti” bëjnë të ditur se përbërja e kabinetit të ri qeveritar do të jetë kësisoj:
Emrat LDK-së: Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër
Ministrja aktuale e arsimit, Hykmete Bajrami, pritet të udhëheqë ministrinë e Financave
Vlora Dumoshi, mbetet në ministrinë e Kulturës
Agim Veliu kthehet në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme, i shkarkuar nga Kurti.
Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit
Armend Zemaj, ministër i Bujqësisë
Ministri aktual i Bujqësisë, Besian Mustafa, pritet të kalojë në ministrinë e Integrimeve Evropiane
Anton Quni, ministër i Mbrojtjes (ministri e diskutueshme me AAK-në)
Ministrinë e Shëndetësisë, Valbon Krasniqi.
Emrat e AAK-së: Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër
Meliza Haradinaj, ministre e Punëve të Jashtme
Selim Selimi, ministër i Drejtësisë
Blerim Kuqi, ministër i Zhvillimit Ekonomik
Ramë Lika, ministër i Arsimit
Emrat e NISMA-s: Durim Limaj, Skënder Reçica, Mevludin Krasniqi.