Vetura godet turmën në Gjermani, tre të vdekur dhe mbi 30 të lënduar (Foto)
Mediat gjermane raportojnë që në qytetin Meunster, një furgon ka shkelur kalimtarët e rastit duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e disa prej tyre, numër që ende nuk është bërë i ditur.
Sipas medieve, deri më tani dyshohet të kenë vdekur tre persona ndërsa rreth 30 të tjerë janë lënduar.
Ndërkaq, Der Spiegel raporton që personi që ka qenë duke vozitur automjetin ka vrarë veten me armë zjarri pasi kreu sulmin.
Ky akt po konsiderohet nga policia si sulm, por ende nuk dihen motivet dhe nëse krimineli ka lidhje me terrorizmin. /Telegrafi/