970×90
970×90
970×90
970×90

Konjufca komenton protestën e VV-së, ka një mesazh interesant

Konjufca komenton protestën e VV-së, ka një mesazh interesant

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë edhe Kosova njëjtë si vendet e rajonit mund të mbajë zgjedhjet.


“Në Kosovë, rrethanat dhe vullneti i popullit është shumë i përcaktuar për një Qeveri stabile. Kalkulimet partiake, janë ato që po e prishin një mundësi të tillë për një qeveri të tillë”.

“Sa i përket shprehjes së vullnetit demokratik të qytetarëve, janë të gjitha premisat dhe kushtet e nevojshme për një Qeveri fort stabile. Duke pasë parasysh që shumica e rajonit do të jenë në zgjedhje, duke filluar nga Maqedonia e Veriut deri te Mali i Zi, s’ka asgjë të keqe që edhe Kosova t’i bashkëngjitet këtij ‘karvani’ të procesve zgjedhore”.

Sipas Konjufcës, stabiliteti më i sigurt është ai që garantohet përmes asaj që flasin qytetarët.

“Kur populli shprehet mund ta kemi një Qeveri stabile. Stabiliteti më i mirë dhe më i sigurt është ai që garantohet përmes asaj që flasin qytetarët dhe me votën e tyre e shprehin përcaktimin e tyre politik”.

Related posts