
Këngëtarja e njohur shqiptare Dhurata Ahmetaj, ka qenë mjaft e përfolur gjatë këtyre muajve.
Mediat në Angli raportuan se ajo ka nisur një lidhje të re me futbollistin Xherdan Shaqiri – çështje për të cilën dyshja ende nuk janë prononcuar para publikut.
Dhurata ndërkohë vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku tashmë ushtron profesionin e saj të ri si blogere.
Ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku ndër to nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë provokuese.
Së fundmi, bukuroshja ka publikuar për fansat e saj në rrjetin social Instagram një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqej duke pozuar para pasqyrës.
Me dekoltenë e hapur, ajo ka vënë në pah pak nga gjoksi i saj, teksa ka theksuar linjat trupore, për të cilat është shumë e komplimentuar nga ndjekësit e saj.
Dhurata përndryshe ka kohë që është larguar jashtë vendit dhe nuk ka punuar në ndonjë projekt të ri muzikor.