970×90
970×90
970×90
970×90

Thaçi: Ka ardhur koha që Kurti dhe grupi i tij të përballen me drejtësinë për aktivitete kriminale

Thaçi: Ka ardhur koha që Kurti dhe grupi i tij të përballen me drejtësinë për aktivitete kriminale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka lidhur sërish me veprimtari kriminale partinë e udhëhequr nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. 


Thaçi në një adresim para mediave e ka akuzuar Kurti dhe siç e ka quajtur “grupin e tij” për shkelje Kushtetuese, për çka ka thënë se duhet të përgjigjen para drejtësisë, shkruan Reporteri.

“Thaçi dhe grupi i tij do të ballafaqohen me drejtësinë për shkak të veprimeve të tyre të kundërligjshme, edhe ai edhe Sveçla e Vitia, që i kanë bërë dëme të mëdha vendit duke shkelur edhe Kushtetutën edhe ligjin”, ka thënë ai.

Ndërkohë derisa ka folur për kërkesën e Kurtit për dorëheqje, Thaçi ka thënë se ka paralajmëruar qysh në fillim se Kurti do të shkojë më herët se presidenti.

“Ai ka ardhë me yryshin e shkarkimit të presidentit por e pata thënë se ka me shku ma herët se presidenti. Është koha që ai dhe grupa e tij të përballen me  drejtësinë aktivitete kriminale dhe politike”, u shpreh Thaçi.

Kujtojmë se edhe disa ditë më parë Kurti e kishte quajtur Lëvizjen Vetëvendosje organizatë kriminale. 

Related posts