Një person e ka raportuar në polici si të zhdukur motrën e tij, e cila ishte larguar nga shtëpia me datën 5 të këtij muaji, në Vushtrri.
Sipas vëllait, e zhdukura kishte probleme me depresion.
“Ankuesi me 06.04.2018 ka njoftuar se motra e tij, e cila ka probleme të depresionit psikik, ka dalë nga shtëpia me datën e cekur, dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin policor.
Rasti i raportuar dje në polici është duke u hetuar.