970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ndryshohet orari i lëvizjes, nga dita e enjtë kaq mund të lëvizni

Ndryshohet orari i lëvizjes, nga dita e enjtë kaq mund të lëvizni

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nga dita e enjte do të shtohet liria e lëvizjes.


Ai ka thënë se nga e enjte qytetarët do të lëvizin nga 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 pa kufizime.

Vitia ka thënë se deri në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina.

“Po kalojmë në një periudhë të rritjes së vetëdijes së qytetarëve. Vaksinë, bari ilaç nuk ka, prandaj duhet të kujdesemi për njëri-tjterin. Maskat do të bëhen përditshmëri e lëvizjes tone. Në zyrë, te floktari, te mjeku, vendosni maskat çdo vend dhe çdo kund”, tha Vitia, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se deri tani kanë bërë 13 mijë teste, dhe se do të vazhdohet testimet çdo ditë, se rreziku nga virusi nuk ka kaluar. /Reporteri.net/.

Related posts