
Futbolli siç duket nuk do të jetë i njëjti për një kohë pas pandemisë, kjo pasi lojtarët duhet të mos përqafohen me njëri-tjetrit, shtërngojnë duart apo të pështyjnë në fushë.
Sipas Corriere dello Sport, Serie A ka vendosur masa të rrepta nëse këto veprime shihen në fushë për gjatë kësaj kohe sa do të jenë të vendosura rregullat, ku një veprim i tillë do të ndeshkohet edhe me karton të verdhë, shkruan Reporteri.net
Ky është një lloj parashikimi i bazuar në atë që ndodhi në Bundesliga, ku megjithatë u bënë disa kontakte të ndaluara.
Rregulla të reja ka gjithashtu edhe për gjyqtarët: ndër të tjera, zhvendosja e VAR, i cili do të vendoset në anën tjetër të fushës në lidhje me stolat, për të shmangur “mbledhjet” në rast të një rishikimi.