970×90
970×90
970×90
970×90

Pacolli: Vetëvendosje do të fitojë 50%, do ta ndalojmë Veselin të bëhet kryeministër

Pacolli: Vetëvendosje do të fitojë 50%, do ta ndalojmë Veselin të bëhet kryeministër

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka reaguar pas një shkrimi të publikuar në “Koha Ditore”. Pacolli ka sulmuar gazetarin e kësaj gazete, duke e pyetur se si po arrin t’i gjejë burimet brenda kësaj Gjykate.


Pacolli ka përkrahur teorinë e Liburn Aliut ,sipas të cilit kreu i PDK-së, Kadri Veseli po dëshiron që Kushtetuesja ta godasë Thaçin dhe VV-në që të vetë të bëhet kryeministër.

Tutje Pacolli ka thënë se Vetëvendosje do të dalë fituese me mbi 50% të votave, shkruan Reporteri.

“Gazetari i cili vete na tregon se GjK qenka e kapur nga PDK, pastaj del me burime te brendshme sipas tij nga GjK. Kah keto burime te brendshme kur GjK qenka e kapur nga PDK? E respektojme punen e pavarur te medias, e sic e tha edhe Liburni, mund te jete teresisht koincidence qe interesat e Kadri Veselit perputhen me ate qe parashikon gazetaria e burimeve anonime.

Ne e dime qe do te jemi fitues mbi 50%, por Kadri Veseli shpreson qe jo. Pra, Veseli beson qe VV-ne nuk mundet me e ndale, por shpreson qe ajo nuk do t’i merr mbi 50% dhe mundet me u be ai pastaj kryeminster”, ka shkruar ajo.

Related posts