Boksieri shqiptar, Labinot Xhoxhaj do të ketë edhe një duel të rëndësishëm në karrierën e tij.
Ai në ring do të jetë përballë boksierit çek, Jakub Synek. Të premten janë bërë matjet zyrtare, ku Xhoxhaj peshoi 92 kilogramë, derisa kundërshtari i tij vetëm një kilogram më pak.
Dueli do të zhvillohet të shtunën mbrëma në Cyrih të Zvicrës – Landihalle USTER Quellenstrasse 8610 Uster Zürich.
Xhoxhaj është shprehur i gatshëm për këtë meç dhe synon fitoren e tetë në karrierën profesioniste në boks.
Boksieri i cili vepron në Zvicër, beson se do të ketë përkrahjen e bashkatdhetarëve, ashtu siç e kanë mbështetur deri më tani.